AA
Janë tërhequr ambasadorët e Maqedonisë në Itali, Austri dhe Indi. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një seri dekretesh me të cilat bëhen ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.
Ambasadori Vesel Memedi në Romë do të përfundojë mandatit më 31 janar 2026.
Osvit Rosokllija do të tërhiqet nga detyra në Austri më 28 shkurt, ndërsa ambasadori Sllobodan Uzunov në Indi do ta lërë funksionin më 19 dhjetor 2025.
Në të njëjtën kohë, ambasadori Igor Popov merr kompetenca shtesë – me dekretin e ri ai emërohet ambasador joresident në Uruguai, me seli në Brazil. Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë, dhe për zbatimin e tyre është përgjegjës Ministria e Punëve të Jashtme.
Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi
Mungesa e takimeve të mëngjesit, mungesa e vendimmarrjes në grup për terapinë dhe protokollet jo të abdejtuara ishin disa nga
Shtëpia botuese Logos-A sjell për lexuesit botimin më të ri: “Rinia në kërkim të kuptimit”, nga mendimtari bashkëkohor turk Mehmet