
Presim që në fundjavë të ketë epilog pozitiv në bisedimet Kurti-Limaj, thotë deputetja e NISMA
AA
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku deklaroi se deri në fundjavë mund të ketë epilog pozitiv të marrëveshjes mes kreut të partisë, Fatmir Limaj dhe kreut të LVV-së, Albin Kurti. Ajo tha se Limaj nuk ka hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit, për çka shtoi se janë “në atë diagonale të bisedimeve”.
“Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, të shpresojmë pra që kjo marrëveshje, këto bisedime që kanë shkuar me muaj të tërë, të prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, u shpreh ajo.
Ajo tha se ende nuk është “pirë kafja” mes Kurtit e Limajt, veçse u shpreh optimiste se kjo do të ndodhë deri në fundjavë.
“Ende jo, po pritet që kafja të pihet [mes Kurtit dhe Limajt], kafja ose dreka deri në fundjavë dhe të shpresojmë që më në fund dikush po del mbi egot personale dhe egot partiake. E ky duket që do të jetë zotëri Limaj, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend, sikur të gjithë të kishim menduar nga fillimi që t’i tejkalojmë inatet dhe egot personale besoj që sot do të diskutonim për ligje dhe jo ta shohim një situatë të tillë ku është shqetësim i të gjithë qytetarëve”, u shpreh ai.
Ajo tha se Limaj nuk ka hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe se janë “në atë diagonale të bisedimeve”.
“Jo, absolutisht, ne jemi pra në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zotëri Limaj të jetë në krye të kuvendit dhe të presim në fundjavë që të kemi një epilog pozitiv të këtyre bisedimeve”, përfundoi ajo.