Pretendentët sigurojnë një biletë për në raundin e dytë
Është mbyllur raundi i parë i grand slam të “Australian Open”. Tenisti norvegjez Holger Rune, numri 8 në botë, fitoi 3-1 ndaj japonezit Y. Nishioka. Më tej avancon edhe danezi Kasper Rud (nr.11), që mundi 3-0 spanjollin A.Vinolas. Një biletë për më tej sigurojnë bullgari Grigor Dimitrov, amerikani Tomi Poll, britaniku Kameron Nori, rusi Karen Khaçanov e francezi Gael Monfils.
Te femrat, numri 1 në botë, tenistja polake Iga Sviatek, avancon më tej pas fitores 2-0 (7-6, 6-2) ndaj amerikanes S.Kenin. Në raundin e dytë shkon edhe bjellorusja Viktoria Azarenka pas fitores 2-0 ndaj italianes C. Giorgi.
Nuk zhgënjejnë tenistet amerikane Sloan Stefens e Daniele Kollins, ajo ruse Daria Kasatkina, belgia Elise Mertens e italiania Maria Trevisan.