
Prezantohet platforma digjitale për shpalljen dhe zëvendësimin e dokumenteve të humbura
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët, me qëllim ofrimin e procedurave më të shpejta dhe efikase, duke kursyer kohën e qytetarëve kur kanë nevojë për shërbimet e MVR-së.
Në këtë kuadër, Sektori për Teknologji Informative pranë MVR-së ka zhvilluar një zgjidhje web për shkëmbimin e të dhënave për dokumente të humbura ose të vjedhura që duhet të publikohen në Službeni Vesnik.
Ky sistem e zëvendëson shkëmbimin e të dhënave përmes email-it dhe, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet MVR-së dhe Službeni Vesnik, të dhënat do të kalojnë në platformën kombëtare për interoperabilitet.
Me këtë sistem:
- Službeni Vesnik automatikisht do të marrë çdo ditë të dhënat për dokumente të humbura ose të vjedhura për publikim si dokumente të pavlefshme.
- Pas publikimit, MVR do të përditësojë automatikisht regjistrat e saj internë, duke mundësuar që qytetarët të marrin më shpejt dokumente të reja.
Ky hap synon përmirësimin e efikasitetit dhe shpejtësisë së shërbimeve për qytetarët dhe reduktimin e procedurave burokratike. Flaka Media