Prindërit australianë publikojnë pamjet – gjarpri helmues shfaqet në dhomën e fëmijëve të tyre
Një gjuetar gjarpërinjsh u thirr në shtëpinë e një familjeje për të hequr një gjarpër “shumë helmues”, i cili u gjet në dhomën e gjumit të një vajze 7-vjeçare.
“Sunshine Coast Snake Catchers 24/7” njoftoi përmes Facebookut se një ekip i tyre ishte dërguar në shtëpinë e familjes Morayfield pas një raportimi se një gjarpër i zi me bark të kuq, po shëtiste në dhomën e gjumit të vajzës.
Njoftimi përfshinte një video që shfaqte gjarprin në një çantë kukullash në një cep të dhomës së gjumit, raporton upi.
“Po fshihesh, shok, hej”, thotë gjuetari Giffo dhe shtoi se “ai është në njëfarë mohimi se është kapur”.
Gjuetari shpjegon se gjarpërinjtë e zinj me barkun e kuq kanë një helm “shumë toksik” dhe potencialisht vdekjeprurës, por nuk kanë shkaktuar deri më tani ndonjë vdekje në Australi.
Ndryshe, gjarpri u zhvendos në një zonë të shkretë dhe u la i lirë. /Telegrafi/