Prishtina së shpejti me kamera me inteligjencë të lartë artificiale, Rama tregon për çka do të shërbejnë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të vendosen kamerat e sigurisë me intelegjencë të lartë artificiale.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se të njëjtat do të monitorohen nga Policia.
“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.
Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet”, ka treguar kryetari i Prishtinës.
Postimi i tij i plotë:
KAMERAT E SIGURISË ME INTELEGJENCË TË LARTË ARTIFICIALE DO TË VENDOSEN SË SHPEJTI NË KRYEQYTET
Për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.
Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.
Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.
Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak.
Kryeqyteti do të jetë më i sigurt