Prizrenasi i la çelësat brenda, hajnat ia vjedhin veturën e parkuar para shtëpisë
Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë.
Sinjali mëson se 25-vjeçari e kishte parkuar veturën para shtëpisë së tij dhe brenda saj kishte lënë çelësat e veturës dhe dokumentacionin.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’.