Probleme me frymëmarrjen, një tjetër futbollist rrëzohet në fushë
Pas Edoardo Bove të Fiorentinës, kampionati italian i futbollit është përfshirë në një tjetër moment paniku. Bëhet fjalë për sfidën e sotme mes Torinës dhe Bolonjës, të cilën këta të fundit e fituan 0-2. Në minutën e 35-të të sfidës, futbollisti Sebastian Valukievicz mbeti i shtrirë në tokë. Mbrojtësi polak pësoi një dëmtim të çuditshëm, gjë që i dha dhimbje të forta në krah. Por edhe nga ajo ç’ka shihej, Valukievicz kishte edhe vështirësi në frymëmarrje.
Mediat italiane raportojnë e shkruajnë, se kjo nuk mund të përjashtohet si një shërim nga sëmundja. Pra polaku mund të ishte edhe me grip. Ishte pikërisht futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda ai që e zëvendësoi më pas futbollistin e Torinos, kjo e fundit humbi ndeshjen me shifrat 0-2.
Ditët e fundit Valukievicz kishte ethe dhe për të sqaruar shkaqet e vështirësive në frymëmarrje, lojtari, ende i kthjellët dhe i ndërgjegjshëm, u transportua me ambulancë në spitalin Maria Vitoria për ekzaminime të mëtejshme.