
Procedurat në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Bllacë/ OEMVP ngre alaramin: Po dëmtohen ngarkesat bimore
Procedurat në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Bllacë/ OEMVP ngre alaramin: Po dëmtohen ngarkesat bimore
OEMVP ka ngritur alarmin për vonesat e procedurave të verifikimit dhe inspektimit në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Bllacë.
Këto vonesa po shkaktojnë pritje të gjata, duke dëmtuar produktet me origjinë bimore të cilat duhet të importohen në vend, duke shkaktuarkështu humbje për bizneset vendore. Ndaj këtyre sterzgjatjeve ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës me vendosjen e masave reciproke thotë për Tvm2 Durim Zeqiri nga OEMVP. Ai kërkon zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problem nga ana e institucioneve.
“OEMVP tashmë prej tre muajsh po reagon ndaj një problemi që po ndodh në pikat kufitare Qafë Thanë dhe Bllacë. Së fundmi kemi edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur masa reciproke. Këto masa nënkuptojnë se Inspektorati Fitosanitar dhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari po vonojnë procedurat e verifikimit dhe inspektimit, duke shkaktuar pritje të gjata – me ditë të tëra – nëpër terminalet doganore.Për pasojë, produktet me origjinë bimore po dëmtohen gjatë këtyre pritjeve, çka çon në mungesë të tyre në treg dhe në dëme të konsiderueshme për bizneset dhe kompanitë që merren me tregtimin e këtyre produkteve. Një qasje e tillë jokorrekte ndaj biznesit vendor, por edhe ndaj partnerëve rajonalë – në këtë rast Shqipërisë dhe Kosovës – dëmton reputacionin e vendit tonë për të bërë biznes.Për më tepër, masat reciproke të vendosura nga Kosova do të dëmtojnë edhe më shumë prodhuesit vendorë që eksportojnë në këtë shtet fqinj. Së fundmi, kemi marrë një numër të madh alarmimesh nga anëtarësia, të cilët ankohen për pasojat e kësaj mase. – thekson mes tjerash Durim Zeqiri, Drejtor Ekzekutiv I OEMVP-së.