Projekti i Automoto Parkut të Elbasanit/ Rama pret Presidentin e FIA-s: Do t’i japë Shqipërisë një zhvillim të ri!
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem. Rama ka zbardhur detaje nga ky takim ndërsa thekson se bashkëbisedimi përqendrua tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit.
Rama shton se ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit
“Kryeministria – Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqendruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkruan Rama në njoftimin e publikuar në Facebook.