
Projektimi: Bajern-Inter përballen në çerekfinale, Reali dhe Liverpuli takohen në gjysmëfinale
Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti I Ligës së Kampionëve, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Goglat rezervuan dy përballje të mëdha si Real Madrid-Atletiko Madrid dhe PSZH-Liverpull. Në rast se surprizat mungojnë në fazën e 1/8-ave, atëherë përballje emocionuese do të ketë vazhdim. Kjo pasi Bajern Munih-Inter do të ndeshen në çerekfinale, nëse kalojnë turin e radhës.
Datat e planifikuara për raundin e 1/8-ave janë 4-5 mars (ndeshja e parë) dhe 11-12 mars (ndeshja e dytë). Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 8-9 prill (ndeshja e parë) dhe 15-16 prill. Gjysmëfinalet janë planifikuar për 29-30 prill dhe 6-7 maj.
Gjysmëfinalja e parë do të dalë me fituesit e këtyre çifteve:
Çerekfinale: Fituesi i PSV – Arsenal me fituesin e Real Madrid – Atletiko Madrid
Çerekfinale: Fituesi i PSZH – Liverpul me fituesin e Klub Brizh – Aston Vila
Gjysmëfinalja e dytë do të dalë me fituesit e këtyre çifteve:
Çerekfinale: Fituesi i Benfika – Barcelona me fituesin e Dortmund – Lilë
Çerekfinale: Fituesi i Bajern Munih – Leverkuzen me fituesin e Fejenord – Inter