Prokuroria heton 17,7 mijë eurot e ndihmës drejtorit të doganave
Policia ka arrestuar ndihmës drejtorin e Drejtorisë së Doganave nën dyshimin se ka kërkuar mito që ta përdor ndikimin e tij real dhe të ndihmoj në dy procedura tek Drejtoria e Doganave. Sipas njoftimit të Prokurorisë, tek i dyshuari policia ka gjetur 17 500 euro.
Prokuroria Themelore Publike
“Nën udhëheqjen prokurorit publik nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zyrtarët policorë nga Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe serioz pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestuan Ndihmësdrejtorin e Doganës, tek i cili u gjendën para të gatshme në vlerë prej 17,500 eurosh”.
Prokuroria paralajmëron shpalosje të detajeve të tjera në vijim.
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme një ditë më parë njoftoi për arrestimin e ndihës drejtorit të Doganave sepse është zënë siç thonë duke marrë para në vlerë prej rreth 17 500 eurosh.
Ata gjithashtu thanë se pas dokumentimit të plotë të rastit, policia do të ngris kallëzim penal adekuat.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/