Prokuroria kërkon paraburgim për 8 persona
Mësohet se Prokuroria Publike Themelore është duke kontrolluar 11 persona, por vetëm për 8 prej tyre ka kërkuar paraburgim, ndryshe nga sa njoftoi kryeprokurori Lupço Kocevski.
Bëhet e ditur se paraburgim do të kërkohet vetëm për 8 persona ngaqë 3 të tjerë janë të shtrirë në spital.
“Prokuroria deri në këtë moment realizon procedurë për kontroll të gjithsej 11 personave. Nga ata, propozim për paraburgim është parashtruar për 8 persona, ndërkaq 3 të tjerët ende janë në hospitalizim në gjendje të rëndë shëndetësore. Procedura në lidhje me ata do të vazhdojë menjëherë kur gjendja do t’u përmirësohet. Aktivitete vazhdojnë të ndërmerren për vlerësim të përgjegjësisë së më shumë njerëzve”, njofton Prokuroria.