
Prokuroria në Gjilan brenda vitit 2024 ngriti 316 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2 mijë e 210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur.
“Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhëratë ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve. Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave”, thuhet në njoftim.