Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar ish-kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinaj.Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ndaj të dyshuarit është parashtruar sot (13.08.2026) kërkesë në Gjykatën e Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit.
Llugiqi ishte ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për kryerjen e veprave penale – nxitja e përçarjes dhe mosdurimit, dhe – kanosja.
Llugiqi gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës dyshohet se e ka kërcënuar Ramush Haradinajn.Deklaratat e tij kundër Haradinajt i dyshuari i bëri në ditën e tretë të vizitës së mërgimtarëve në Kuvendin e Kosovës.Në disa pamje të publikuara në media, i dyshuari dëgjohet teksa thot se Ramush Haradinaj “duhet të dënohet dhe pushkatohet”“Nëse duhet me u dënu Millan Radoiçiqi 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me u dënu 40 vjet, 50, 100 vjet, duhet me u pushkatu” – dëgjohet duke thënë i dyshuari më 12.08.2026 në hapësirat e sallës plenare, e cila ishte e hapur për vizitorët nga diaspora.Lideri i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave kundër bashkëpartiakut të tij, Ramush Haradinajt