Pronarja nuk pranon ta shesë qenin e saj as për 200 mijë euro
Alexis Elliot ka nxitur debat në rrjete sociale, pasi ka refuzuar ofertën e 200 mijë dollarëve për shitjen e qenit të saj.
Videoja ku ajo shpjegon ofertën që ka marrë, ka mbledhur miliona shikime.
“Dikush na ofroi 200 mijë dollarë për qenin tonë, dhe unë i thashë burrit tim absolutisht jo, sepse unë e linda atë”, tha Alexis, duke e cilësuar qenin si foshnjën e saj.
E ndërsa disa ndjekës ishin dakord me të, duke e theksuar lidhjen e veçantë mes pronarit dhe kafshës shtëpiake, kishte edhe nga ata që talleshin me qëndrimin e saj.
Alexis shpjegoi se edhe pse ishin shumë para në mes, nuk mund t’ua shiste qenin të huajve. /Telegrafi/
@itsalexiselliott I woild never sell her!! #fyp #doberman #puppy #dobermanpinscher #forsale ♬ original sound – Alexis Elliott