
Protesta pritët të fillojë, Policia zbarkon para zyrave të ZRRE-ës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas mbledhjes që ky institucion ka pasur sot.
Sipas informacioneve të raportuara, në këtë mbledhje është marrë vendim për rritjen e çmimit të rrymës deri në 16%.
Ndërkohë, në orën 12:00 të ditës së sotme, do të mbahet protesta e dytë, që ka si qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Shefi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, gjatë mbledhjes ka refuzuar të tregojë për gazetarët se sa është përqindja e saktë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke lënë në pasiguri opinionin publik lidhur me këtë vendim të rëndësishëm./Insajderi