
Pse BDI kërkon “drejtësi” për Kreshnik Bekteshin nga Qeveria e jo nga Islam Abazi
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në natën kur u mor në pyetje ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi para se të përfundonte në paraburgim, kërkoi transparencë dhe përgjegjësi të plotë nga organet e drejtësisë.
“Kërkojmë që të hiqet dorë nga përpjekjet për ta paraqitur BDI-në si fajtore për çdo gjë që ka ndodhur, ndodh apo mund të ndodhë në të ardhmen”, tha Ademi gjatë natës kur Bekteshi u mor në pyetje.
Por një pyetje e natyrshme lind: Pse Arbër Ademi dhe BDI kërkojnë transparencë nga Qeveria dhe jo nga vetë shefi i prokurorisë për krim të organizuar, Islam Abazi?
Ky i fundit, si një aktor kyç në shqyrtimin dhe vendimin për paraburgimin e Bekteshit, duket se është harruar në këto thirrje për drejtësi.
Për më tepër, është interesante edhe situata e Asmir Jahoskit, pronarit të “Pucko Petrol”-it dhe djalit të deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski.
Kur Asmir Jahoski përballej me akuzat për skandalin e mazutit dhe vajit toksik, Abazi ishte një ndër figurat kryesore që u pyet për shkallën e lirisë së tij, duke ngritur pyetje se pse Jahoski nuk përfundoi në burg, por u la të shkojë në shtëpi dhe vetëm më pas u dërgua në paraburgim.