Pse është rritur çmimi i produkteve tjera në tregje? Përgjigjet Durmishi
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se rritja e çmimeve të pemëve dhe perimeve lidhet kryesisht me karakterin sezonal të këtyre produkteve.
MARKETING

Ai sqaroi se në fillim të sezonit, kur këto produkte sapo dalin në treg, çmimet janë zakonisht më të larta, ndërsa me rritjen e prodhimit vendor ato gradualisht ulen. Sipas tij, stabilizimi i çmimeve pritet të ndodhë kur në treg të dominojnë prodhimet e bujqve vendas.
“Sa i përket pemëve dhe perimeve, janë artikuj ushqimor sezonal. Dmth nuk janë artikuj ushqimore që e kanë sezonën e vet, dhe e dijmë që në fillim të vitit kur nisim të dalin në treg çmimi është shumë i lartë derisa të vijmë tek produktet ushqimore pemë dhe perime të cilat do t’i shesin qytetarët tanë, bujqit tanë dhe do të prodhojnë. Për këtë arsye, jorastësisht e kam thënë në disa prononcime të mia, ne jemi të fokusuar të përkhraim me subvencione në kuadër të ministrisë së bujqësisë, të përkrahim bujqit vendor të arrijmë të kemi çmime më të ulëta në treg”, deklaroi Durmishi. /SHENJA/