Pse nuk duhet ta shmangni syfyrin?
Muaji i Ramazanit është një periudhë e veçantë dhe e bekuar për myslimanët anembanë botës.
Ramazani nuk është vetëm një sakrificë fizike, por mbi të gjitha një udhëtim shpirtëror që forcon vetëdisiplinën dhe pastron shpirtin.
Përveç përfitimeve shpirtërore, agjërimi gjatë muajit të Ramazani ka edhe rëndësi të madhe për shëndetin.
Megjithatë, nëse po agjëroni nuk duhet të shmangi syfyrin, por pse?
Kapërcimi i syfyrit për shkak të gjumit mund t’ju bëjë më shumë dëm se sa dobi. Anashkalimi i këtij vakti zgjat periudhën e agjërimit, që do të thotë se trupi i juaj do të duhet të mbështetet në vaktin e mëparshëm për t’ju siguruar të gjithë energjinë deri në iftar.
Për shkak të orëve të gjata të agjërimit, rritet rreziku i dehidrimit dhe nivelit të ulët të glukozës.
Kapërcimi i syfyrit inkurajon gjasat për të ngrënë më tepër gjatë Iftarit, gjë që nga ana tjetër çon në shtim të pashëndetshëm në peshë./Telegrafi/