![PSZH “fut në rreth” sulmuesin e Milanit, si zëvëndësim për Kilian Mbape-n](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/1706446019_Rafael-Leao-838373.jpeg)
PSZH “fut në rreth” sulmuesin e Milanit, si zëvëndësim për Kilian Mbape-n
“Telefoot” raporton nga Franca, duke shpjeguar se si klubi parizien tashmë po mendon për merkaton e verës, kur me siguri do të duhet të merret me lamtumirën e Kilian Mbapes, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Fenomeni portugez i Milanit, sipas mediave transalpine, është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve francezë. Madje, edhe vetë Leao është në dijeni të interesimit të kampionëve francezë.
Pasi e ka “blinduar” me rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, nënshkruar vetëm verën e kaluar, Milani analizon zhvillimet, në pritje të lëvizjeve të para nga francezët, të cilët nëse duan vërtet të synojnë Leaon do të duhet të vendosin shifra marramendëse në tavolinë.