PSZH, gati të haxhojë 140 mln euro për zëvëndësuesin e Mbapes…nga Arsenali
Paris Sen Zhermeni është i gatshëm të paguajë më shumë se 140 milionë euro për të nënshkruar yllin e Arsenalit, Bukajo Saka, si zëvendësues të Kilian Mbape-s, i cili pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.
Mbape ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madridi si një transferim i lirë, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë se një marrëveshje është e afërt.
PSZH ka filluar të ndjekë një politikë transferimi që synon të sjellë talentë francezë, me Ousmane Dembele, Randal Kolo Muani dhe Nordi Mukiele që të gjithë mbërritën në “Parc des Princes”, verën e kaluar. Lojtarë të tjerë të rinj vendas si Varren Zaire-Emeri dhe Bredlej Barkola po luajnë gjithashtu role kyçe në skuadër. Megjithatë, PSZH-ja është ende në kërkim të talentëve evropian dhe ka vendosur për yllin e Arsenalit, Saka, si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Mbappen.
Sipas gazetës spanjolle “Fichajes”, Saka është në krye të listës së tyre të ngushtë për afatin kalimtar të verës. Ky medium shton se PSZH-ja është e gatshme të nisë një ofertë prej të paktën 140 milionë eurosh, e cila do të bënte 22-vjeçarin si shitjen rekord të Arsenalit.