
PSZH kërkon të forcojë mbrojtjen me yllin 18 vjeçar nga Franca
Skuadra e PSZH-së ka hedhur sytë nga talenti 18-vjeçar francez Leni Joro, që luan me Lillëm në Ligue 1. Mbrojtësi i ri realizoi dy gola në 32 ndeshje sezonin e fundit, duke u dalluar në fushë pavarësisht moshës së re. Sipas “L’Equipe”, pak para finales së Ligës së Kampionëve, presidenti i PSZH-së, Nasser al-Khelaïfi, ka takuar në Londër një nga pronarët e Lilë, Marten Petermann, për të diskutuar mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit.
Joro ka një kontratë deri në vitin 2025 me Lillën, ndaj verën e ardhshme mund të largohet me koston zero. Ndërkohë që, te PSZH, nuk e kanë fshehur admirimin për talentin francez, ndaj dëshirojnë ta sjellin në Paris.

Te PSZH janë të vetëdijshëm se transferimi i Joro-s nuk është një detyrë e lehtë, duke pasur parasysh konkurrencën. Për talentin janë hedhur në sulm edhe Real Madridi, Liverpulli dhe Çellsi.
Klubi parizian po vlerëson të gjitha opsionet në dispozicion, por negociatat janë ende në vazhdim dhe çdo vendim do të merret vetëm nga presidenti i Lille, Olivier Létang. Megjithatë, kampionët e Francës nuk kanë paraqitur ende një ofertë zyrtare për blerjen e tij, deri më tani.