PSZH kërkon tjetër portier, mes dy opsioneve është portieri shqiptarë
Kampioni në fuqi i Francës, PSZH, po kërkon një portier të ri për të qenë në pankinë dhe ta zëvendësojë Xhanluixhi Donarumman kryesisht në ndeshjet e Kupës së Francës.
Kryeqytetasit francezë kanë në listë dy emra, ku njëri nga ta do të transferohet në “Parc de Princes” në afatin kalimtar veror. Transfermarkt ka raprotuar se portieri kosovar Diant Ramaj si dhe gjermani Noah Atubolu janë në listën e PSZH-së, ku njëri nga ta do të jetë portieri i dytë për sezonin e ri.
“Paris Sen Zhermeni po shikon për portier të ri të dytë, pas Xhanluixhi Donarummas dhe ka dy prej portierëve të rinj më të vlerësuar në Gjermani në listë. Diant Ramaj, që vetëm verën e kaluar u transferua nga Aintraht Frankfurti tek Ajaksi i Amsterdamit dhe Noah Atubolu i Frajburgut raportohet se janë përcjellë nga klubi parisien”, shkruan sajti i specializuar për transferimin e lojtarëve ‘Transfermarkt.de’.
22-vjeçari Ramaj ka qenë fantastik këtë edicion me Ajaxin dhe vlera e tij ka shkuar në 10 milionë euro nga Transfermarkt.