
PSZH ofron 80 mln euro për mesfushorin e Real Madridit
Paris Sen Zhermeni thuhet se dëshiron të forcojë mesfushën e tyre dhe ka vënë syrin te ylli i Real Madridit, Eduardo Kamavinga. Sipas mediumit “Fichajes”, klubi francez po përgatit një ofertë prej 80 milionë euro për ta nënshkruar atë nga Real Madrid këtë verë.
PSG e sheh Kamavingën si një përforcim kyç, veçanërisht me Fabian Ruiz që mund të largohet. Luis Enrike beson se mesfushori francez do të sillte energji dhe ekuilibër në skuadrën e tij nga sezoni i ardhshëm.
Kamavinga mbetet i rëndësishëm për Real Madridin, por nuk ka qenë gjithmonë një titullar i rregullt nën drejtimin e Karlo Ançelottit. Konkurrenca e fortë në mesfushë ia ka kufizuar kohën e lojës.
Mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do ta konsiderojë shitjen e tij. Kamavinga ka kontratë deri në vitin 2027 dhe më parë ka deklaruar se është i lumtur në klub.