PSZH tërhiqet nga gara për Leao-n, gëzim te kampi londinez
Mediat britanike raportojnë se Çellsi po mendon seriozisht nënshkrimin e sulmuesit të Milani, Rafael Leao, në fund të sezonit. Në moshën 24-vjeçare, ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në Evropë në pozicionin e tij dhe rekordi i tij mbresëlënës e mbështet këtë pretendim.
Ai ka bërë 195 paraqitje për Milanin, duke grumbulluar 52 gola dhe 44 asistime, duke i dhënë atij një mesatare të jashtëzakonshme prej 0.49 gola për lojë. Shkëndija sulmuese e Leaos sigurisht që do të ishte një shtesë e vlefshme për Çellsin, veçanërisht duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Rahim Sterlingut, i cili është “vënë në shitje” nga klubi. Megjithatë, nënshkrimi i reprezentuesit portugez nuk do të jetë i lehtë, pasi ai do të kërkonte një tarifë të madhe transferimi, diçka që Çellsi duhet ta konsiderojë me kujdes duke pasur parasysh situatën e tyre financiare dhe shpenzimet e mëdha të bëra në afatet e fundit të transferimeve.
Nga ana tjetër, PSZH kanë bërë të ditur se nuk e konsiderojnë më Leaon si objektiv për verën e ardhshme, duke i dhënë Çellsit një mundësi të artë për të siguruar nënshkrimin e tij.
Me një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro në kontratën e tij, nënshkrimi i Leaos nuk do të jetë i lirë për asnjë klub të interesuar, por PSZH duket se është tërhequr nga gara për shërbimet e tij.