Të paktë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që nuk i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ismail Kadares, nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në Instagram. Aktorë, këngëtarë, moderatorë e deri te modelet, foto e Ismail Kadares padyshim ishte më e postuara nga VIP-at shqiptarë ditën e djeshme.
Por mes gjithë këtyre lotëve në Instagram, nuk ka munguar edhe një gafë. Ish-Miss Universe Albania 2015, Megi Luka e ka ngatërruar Kadarenë me autorin e mirënjohur, Dritëro Agolli. Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”. Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur dhe 7 vite pas ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë për ta shtyrë
Koalicioni VLEN ka paralajmëruar se 9 maji do të shënojë një moment të rëndësishëm për skenën politike shqiptare në Maqedonia