Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Pushohet çështja gjyqësore ndaj aktorit Alec Baldwin
Showbiz

Pushohet çështja gjyqësore ndaj aktorit Alec Baldwin

July 13, 2024

AA

Një gjykatëse në Nju Meksiko pushoi të premten çështjen ndaj aktorit Alec Baldwin. Vendimi u mor ndërsa vazhdonte procesi gjyqësor. Gjykatësja vendosi gjithashtu se kjo lloj padie nuk mund të ngrihet sërish ndaj zotit Baldwin.



Gjykatësja Mary Marlowe Sommer e pushoi çështjen gjyqësore bazuar tek shkeljet e policisë dhe prokurorisë, të cilat i fshehën provat nga pala mbrojtëse për çështjen e vrasjes me armë të producentes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Zoti Baldwin qau në sallën e gjyqit dhe përqafoi avokatët e tij pasi u njoftua vendimi.

Me kërkesë të prokurorëve, një juri e madhe pati ringritur akuzat në janar ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia gjatë incidentit fatal të vitit 2021, duke e rikthyer kështu çështjen ndaj aktorit të njohur.

Zoti Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një filmim në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza. Zoti Baldwin ka thënë se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.

Ringritja e padisë e vendosi sërish zotin Baldwin në vështirësi ligjore dhe ngriti sërish mundësinë e dërgimit në burg të një aktori të mirënjohur në televizion dhe filma për gati 40 vite.

Prokurorët e posaçëm patën tërhequr fillimisht një akuzë të ngjashme ndaj zotit Baldwin, duke thënë se ishin informuar se arma mund të ishte modifikuar përpara filmimeve dhe se mund të kishte keqfunksionuar. Më vonë ata ndryshuan qëndrim dhe filluan paraqitjen e akuzës së re ndaj tij, pasi morën përfundimet e analizave të reja për armën në fjalë./VOA

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet

November 15, 2026
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15491
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja

Nga sot nis detyrimi për pajisje dimërore, ja çfarë duhet të kenë automjetet Nga sot, automjetet që qarkullojnë në rrugët

Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.