Pyetet nëse do të hynte sërish në Big Brother, Edona James: Zoti mos e bëftë
AA
Transgjinorja nga Suhareka, Edona James, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në media pavarësisht se Big Brother VIP Kosova 2 ka mbaruar prej disa muajsh.
Ajo mori vëmendje të madhe në atë format, gjersa shkaktoi shumë të qeshura me mënyrën se si u shfaq brenda.
Ish-konkurrentja së fundmi ka hyrë live në Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
Një nga ta e pyeti nëse do të hynte sërish në Big Brother për të përjetuar si eksperiencë.
Biondja reagon menjëherë duke thënë se ka qenë shumë në Big Brother-a dhe se është lodhur nga kjo.
“Zoti mos e bëftë. U plaka nëpër Big Brother-a, në Gjermani e këtu. Ndoshta në Shqipëri hyj ndonjëherë”, u shpreh ajo.
Edona tani po punon në projekte të reja muzikore dhe një prej tyre do ta lansojë së shpejti. /Telegrafi/
Mickoski merr pjesë në kongresin e PPE-së në
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me delegacionin partiak, prej sot deri më 20 mars, do të marrë pjesë
Ka përfunduar plotësisht evakuimi i të gjithë qytetarëve
Me fluturimin e djeshëm, ka përfunduar plotësisht evakuimi i të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes
Saveski: Nuk do të ketë lëndë në sirtar
Ajo që unë dua të bëj është të garantoj një llogaridhënie dhe transparencë radikale, digjitalizim, dhe kushte pune që një