Qendra për ndryshime klimatike: Maqedonia po përballet me rrezik të shtuar nga thatësia
Maqedonia po përballet me rrezik të shtuar nga thatësia për ç’shkak nevojiten mjete financiare për realizim për masa adaptimi, vlerësojnë nga Qendra për ndryshime klimatike me rastin e Ditës botërore për luftë kundër shkretimit dhe thatësisë.
Nga atje cekin se vendet nga Mesdheu, përfshirë edhe Maqeodninë, janë gjithnjë e më shumë të ekspozuara ndaj periudhave më të gjata të thata, reshjeve të pakësuara dhe rritjes së vazhdueshme të temperaturave.
“Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj resurseve të ujit, bujqësisë dhe stabilitetit të bashkësive lokale, me ç’rast pasojat janë gjithnjë e më shumë reflektohen edhe përmes humbjeve ekonomike dhe rritjes sociale”, thonë nga Qendra për ndryshimet kliamtike.
Vegël për vlerësim të rreziqeve dhe ndjeshmërinë e bashkësive lokale nga ndryshimet klimatike, e përpunuar në suaza të projektit Green B-LEAF tregojnë se, edhe përkundër ekspozimit të rritur ndaj rreziqeve, gatishmëria e komunave në rajonet mesdhetare mbetet e kufizuar, që tregon për nevojën e qasjeve më sistematike dhe më afatgjata në menaxhimin me rreziqet klimatike.
Sipas Qendrës për ndryshime klimatike, thatësia mbetet një prej sfidave më serioze të ndryshimeve bashkëkohore klimatike, që kërkon koordinim, përgjigje të saktë dhe të integruar në të gjitha nivelet e menaxhimit. Në atë drejtim, është i domosdoshëm përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe lokale për vlerësim të rreziqeve dhe planifikimit strategjik, si dhe sigurimit të mjeteve adekuate financiare për zbatim të masave të adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike, thonë nga atje.