
Qendra për Shëndet Publik me avancime dhe punësime të reja për shqiptarët
Në Qendrën për Shëndet Publik, nën drejtimin e drejtorit Muamed Demiri, janë realizuar një numër avancimesh dhe punësimesh të reja në kuadër të përmirësimit të përfaqësimit dhe efikasitetit institucional.
Sipas të dhënave zyrtare, janë avancuar 8 të punësuar shqiptarë nga arsimimi i mesëm në arsim të lartë, duke reflektuar përkushtimin ndaj zhvillimit profesional dhe barazisë në vendin e punës. Po ashtu, janë realizuar edhe 8 punësime të reja nga radhët e shqiptarëve, çka përforcon përfaqësimin dhe përfshirjen në këtë institucion të rëndësishëm shëndetësor.