
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë – shikoni si reagoi kur e gjeti
Qeni me emrin Maui dhe familja e tij së fundmi ishin në pushime në Spanjë.
Kur pronarja e tij shkoi për të vizituar dyqanet, Maui mbeti me bashkëshortin dhe fëmijën.
Në momente të tilla, retriveri ndihej i braktisur dhe vetëm kërkonte me shikim pronaren e tij. Ajo e ka regjistruar këtë moment të shkurtër.
Në video, Maui shëtit me pronarin që shtyn karrocën e fëmijës. Qeni gjatë gjithë kohës kërkon pronaren me shikim.
E gjithë kohë është i shqetësuar dhe shikon rreth vetes. Ajo që ai nuk e dinte në atë moment është se pronarja e tij qëndronte në anën tjetër të rrugës.
Pasi kaluan rrugën, Maui e pa pronaren dhe u gëzua sikur të ishte një fëmijë i vogël. Ai vrapoi drejt saj duke tundur bishtin dhe më pas u hodh për ta përqafuar sa më shpejt. /Telegrafi/
@maui_thegoldenpup Maui is always searching for me when i am not with him. Just took him a while #goldenretriever #dogtravel #bonding #mamasboy ♬ those eyes – favsoundds