Qeni shtrihet në shtrat të ngrohtë pas më shumë se një viti fjetje në dysheme, video shkrin zemrat
Qeni i braktisur Ace, i cili kaloi më shumë se një vit në Qendrën Miami-Dade Animal Services Pet Adoption & Protection, fitoi zemrat e përdoruesve të TikTok me reagimin ndaj një shtrati të ngrohtë në shtëpinë e re.
Katër vjeçari Ace kaloi 420 ditë në një kuti, ku flinte në beton, duke pritur që dikush ta adoptonte.
Por, jeta e tij ndryshoi në tetor të këtij viti kur tërhoqi vëmendjen e Gabrielle Brudner dhe familjes.
“Më theu zemrën kur pashë një qen kaq të adhurueshëm duke fjetur në një batanije të hollë në dyshemenë e fortë”, tha Brudner për Newsweek.
@gabriellelisa Giving our shelter dog the life he deserves #miami #hurricanemilton #fosterdog #adoptdontshop #ace #babyace #adoptionjourney #pitbull #bullterrier ♬ To Build A Home – The Cinematic Orchestra & Patrick Watson
“Ai meritonte shumë më tepër ngushëllim dhe trupi i tij ka plagë të dukshme nga shtrirja në tokë të fortë çdo ditë”, pohoi ajo.
Familja Brudner planifikoi t’i siguronte atij strehim të përkohshëm gjatë uraganit Milton, i cili goditi Florida në fillim të tetorit. Por pas vetëm disa ditësh, familja vendosi të adoptonte Ace.
Videoja në TikTok ka mbi një milion shikime, dhe shumë ndjekës shkruan në komente se Ace është shumë i lezetshëm dhe se ai e meritonte shtëpinë e re që ka tani.
Gabriella u bëri thirrje pronarëve të mundshëm që të adoptojnë kafshën e tyre të ardhshme nëse po mendojnë për të dhe kështu të shpëtojnë kafshët nga strehimoret. /Telegrafi/