
Qeveria e Maqedonisë së Veriut hap Konsullatë të Përgjithshme në Korçë
July 29, 2025
AA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, ka miratuar vendimin për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Korçë, me juridiksion në të gjithë rajonin.
Në komunikatën qeveritare theksohet se përmes kësaj përfaqësie diplomatike, synohet ofrimi i shërbimeve më të shpejta dhe efikase për qytetarët, si dhe forcimi i lidhjeve kulturore, arsimore dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Maqedonia e Veriut në vitin 2013 gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit hapi Konsullatën e nderit në Durrës.(INA)