Qeveria i ndan 10.8 milionë euro KQZ-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Qeveria në detyrë në një mbledhje elektronike ka ndarë 10.8 milionë euro për Komisionin Qendror Zgjedhor për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Njoftimi:
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka:
Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 € (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e dyzet e pesë cent), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026.