Qeveria ka hequr edhe 6 licenca për kultivimin e kanabisit
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, informoi se në seancën e sotme Qeveria ka shqyrtuar informacionin dhe ka marrë vendim për heqjen e 6 licencave për kultivimin e kanabisit.
“Sot kishte 6 pika nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria sot ka hequr 6 licenca. Për informacione më të detajuara se cilat janë kompanitë, ju lutem t’i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, ku praktikisht funksionon edhe ky Komision. Nga ajo që munda të shoh nga informacioni që kaloi në Qeveri, bëhet fjalë për shkelje ligjore të konstatuara gjatë një kontrolli të kryer nga Komisioni që është kompetent për t’i verifikuar të gjitha kushtet që duhet t’i posedojnë. Dhe po, Qeveria solli vendim që të hiqen edhe 6 licenca”, theksoi Miteva.