Qeveria shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 30 ditë për shkak të zjarreve
Qeveria mbrëmë vonë ka shpallur gjendje krize për 30 ditë për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me vendim të Qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është ngarkuar me angazhimin e forcave policore për shuarjen e zjarreve.
Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës marrin përsipër të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së situatës së krizës ndërsa Ministria e Financave merr përsipër të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë.
“Qeveria i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballjen e situatës së krizës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.