
Qeveria urdhëroi ndalesë të punimeve/ Kasami: Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
Pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi komunën e Tetovës të ndaloj punimet për stadiumin e qytetit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të komunsë së Tetovës, Bilall Kasami.
“Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
Pas shkatërrimit 8 vjeçar që ia bën tetovarëve, qeveria në ikje vazhdon edhe më tej të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Këtë here duke sjell vendim për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Tetovës. Edhe njëherë dëshmuat se kush jeni ju, dëshmuat se vetëm dëm i keni bërë këtij vendi!
Ditët i keni të numëruara, me vendime të tilla nuk na ndaloni të punojmë për qytetarët tanë. Stadiumi do bëhet, pavarësisht se nuk ju vjen mirë juve, qeveria e punës po vjen, Tetova dhe gjithë qytetet e vendit do ndërtohen dhe zhvillohen siç iu ka hije!
Regjimi po ikën!”, ka shkruar Kasami.