“Qiti paret kryeministër” – Përparim Rama kërkon që Kurti t’ia paguaj premion Kosovës
Me një fotografi nga stadiumi në Sllovaki, Përparim Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’ia paguajë Kombëtares së Kosovës premion që ua kishte premtuar.
“Qiti paret kryeministër”, thuhet në postimin e Ramës në Facebook.
Kryeministri Kurti kishte premtuar 500 mijë euro premio për Kombëtaren e Kosovës në rast të një rezultati pozitiv në Sllovaki.
Kosova shënoi fitore sot me rezultat 4:3, duke arritur kualifikimin në finale të plejofit.