QMK: 30 zjarr të regjistruara, 6 mbeten ende aktive dhe 5 nën kontroll
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar 30 zjarre në hapësira të hapura në vend. Prej tyre, 6 janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar.
Zjarret aktive janë në zonat e Gjorçe Petrovit, Makedonski Brodit, Çuçer-Sandevës, Kërçovës dhe Novo Sellos, kryesisht në pyje dhe në zona me vegjetacion të ulët.
Ndërkohë, zjarre nën kontroll ka edhe në Strugë, Saraj, Kratovë dhe Dellçevë, përfshirë edhe zjarre në deponi.
Sipas QMK-së, situata vazhdon të monitorohet nga ekipet në terren.
