Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj
Analisti kosovar Adem Qorolli ka hedhur kritika të ashpra ndaj ministrit Andin Hoti, pas deklaratës së këtij të fundit se vdekjet e punëtorëve në Kek janë në kompetencë të Inspektoratit të Minierave e jo të Inspektoratit të Punës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai e ka quajtur Hotin ministër të dështuar duke i kërkuR dorëheqjen pasi sipas Qorollit po e korit edhe emrin e prindit të tij.
Sipas Qorollit vdekje e punëtorit dhe siguria në vendin e punës i takojnë vetëm Inspektoratit të Punës.
Postimi i plotë:
Edhe pse më ka bllokuar në rrjetet sociale, ky dështaku Andin Ukshin Hoti nuk i ka fajet asnjëherë pse ka vdekur punëtori.
Kjo qeveri nuk e kanë problemin dhe fajin!
O ministër i dështuar, Andin Hoti, jep dorëheqjen, sepse e korite edhe emrin e prindit, se nuk je për këtë punë.
Sepse vdekja e punëtorit dhe siguria në vendin e punës i takojnë vetëm Inspektoratit të Punës, i takojnë vetëm ministrisë suaj që po e drejton.
Populli po ta japin pagën, po edhe gjipat e zi e dreka e darka, po s’është e rëndësishme më shumë për ju.
Por jep dorëheqje bashkë me Artane Rizvanollin, sepse na turpëruat!
FollowingAlbin KurtiAdem QorrolliLëvizja VETËVENDOSJE!Debat PlusGazeta MergataT7EURO n’T7T7 VideosRTV DukagjiniVeriu.infoAlbanian PostVOX Kosova