AA
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi mbrëmë se 371 persona janë larguar nga puna, të cilët ishin të punësuar në ndërmarrjet publike, por nuk shkonin në punë dhe megjithatë merrnin pagë.
„Këta janë njerëz që ne, qytetarët e Shkupit, i kemi paguar për vite me radhë, ndërsa ata nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë. Në të kaluarën bëheshin drama sikur po ndërmerreshin masa, por në të vërtetë bëhej vetëm zëvendësim. Në këtë sistem, kushdo që bën keqpërdorime, do të largohet nga puna,“ tha Gjorgjievski.
Ai shtoi gjithashtu se janë zbuluar keqpërdorime edhe me automjetet komunale, të cilat janë përdorur nga kompani private, ndërsa më pas atyre u janë paguar mjete financiare si për shërbime konsulence. (INA)
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do