Rafinja me dy gola, drejtoi Brazilin kah fitorja e thellë ndaj Peru-s
Brazili ka marrë fitore të thellë në kualifikimet për Kampionatin Botërorë, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Perunë me rezultat të thellë 4-0.
Në praninë e 72 mijë tifozëve në ‘Estadio Nacional Mane Garrincha’, brazilianët ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve, derisa Rapfinja shkëlqeu me dy gola. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të me anëtarin e Barcelonës që realizoi nga pika e bardhë për 1-0.
Rafinja shënoi sërish nga pika e bardhë, ku kësaj radhe në minutën e 54-të për t’i dhënë epërsinë e dyfishtë brazilianëve. E dy golat e fundit në ndeshje u shënuan nga zëvendësuesit Anderson Pereira për 3-0 në minutën e 71-të dhe Luis Enrike për 4-0, vetëm tre minuta më vonë. Me këtë fitore Brazili ngritët në pozitën e katërt me 16 pikë, gjashtë më pak se lideri Argjentina.