Rahmani dhe Krasniqi, lënë gjurmë te Sparta e Pragës
Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë bërë protagonistin në ndeshjen që ekipi i tyre, Sparta e Pragës po luan në transfertë kundër Hradec Kolova. Në golin e parë Rrahmani asistoi te Haraslin, me këtë të fundit që nuk gaboi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës të portës kundërshtare.
Ndërsa te goli i dytë Ermal Krasniqi asistoi për Rrahmanin i cili nuk fali dhe tundi rrjetën. Në fushë për Spartën u paraqiten edhe Qazim Laçi, ndërsa Indrit Tuçi e ka nisur këtë sfidë nga pankina.