AA
Kryeministri Edi Rama është takuar me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të nismave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA.
Rama tha se diskutimi u fokusua edhe tek projektet madhore të infrastrukturës, si Korridori VIII dhe Porti i Ri i Durrësit, të cilat do ta shndërrojnë Shqipërinë në një pikë kyçe të sigurisë dhe ekonomisë rajonale.
Ky takim shihet si një tjetër hap drejt konsolidimit të rolit të Shqipërisë si partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Mesdheun lindor. (INA)
Për shkak të festës fetare Zadushnica, nesër duke filluar nga ora 06:00, në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, gjatë një vizite në Mynih, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Evropian,
Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, njoftoi sot zëvendëskryeministri