AA
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale në prag të samitit të parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë, që pritet të zhvillohet këtë të enjte, më 13 nëntor, në Romë.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Samiti i parë ndërqeveritar synon të forcojë bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve dhe parashikon nënshkrimin e 16 marrëveshjeve konkrete në fusha të ndryshme, nga mbrojtja dhe siguria, tek energjia, infrastruktura, shëndetësia, mjedisi dhe arsimi.
Mbledhja nis në orën 11:30 me një takim kokë më kokë mes kryeministres italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas së cilit do të zhvillohet një seancë e përbashkët pune me pjesëmarrjen e ministrave nga të dyja qeveritë. Sipas qeverisë italiane, samiti do të jetë një mundësi për të vlerësuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të dakordësuar nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik (Lexo këtu).
Qeveria shqiptare ka miratuar më parë një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Italinë për të paktën 10 fusha, duke përfshirë energjinë, mjedisin, shëndetësinë dhe sigurinë. Gjatë samitit pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërqeveritare kryesore, e pasuar nga 15 marrëveshje të tjera qeveritare dhe protokolle teknike.
Samiti i sotëm pritet të forcojë më tej lidhjet politike, ekonomike dhe shoqërore mes Romës dhe Tiranës, duke i dhënë një shtysë të re partneritetit strategjik dhe rrugëtimit evropian të Shqipërisë.
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të