AA
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër për proceset gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi historike ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri. Në një postim në rrjete sociale, Rama u shpreh se është e tmerrshme që “shpëtimtarët e Kosovës” duhet të mbrojnë veten për një luftë çlirimtare që solli pavarësinë e vendit përcjell INA.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nesër, në vend do të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende pritet të kalojnë
Mungesa e Himnit Kombëtar Shqiptar në ceremoninë e zhvilluar në Pustec, ku u intonua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut,
ISHP rekomandon trajnime të vazhdueshme për stafin përgjegjës për sistemin e furnizimit me ujë, monitorim të rregullt të klorit dhe