
Ramadani: Dalja nga Qeveria ishte iniciativë kombëtare për rikthimin e dinjitetit të votuesit shqiptar
Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerant Ramadani sonte ka përçuar dy porosi nga takimi që pati ASH me banorët e Gostivarit, raporton Flaka
Ai tha se dalja e Taravarit nga Qevria ishte iniciativë kombëtare, ndërsa çështja evropiane e shtetit nuk guxon të lihet në harresë.
“Dua të përçojë dy porosi: E para lënia e Qeverisë nga Taravari, ishte iniciativë kombëtare për t’ia kthyer dinjitetin votuesit tonë. Në moment kur e respektojmë votuesin tonë, kjo nënkupton se respektojmë çdo komunitet këtu. E dyta është se duhet çështjen evropiane ta rikthejmë për shtetin”, deklaroi Ramadani.
Ai tha se shqiptarët duhet të jeni pjesë e barabartë me palën maqesonas në këtë shtet.