AA
Kandidati shqiptar për komunën e Brvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas një deklarate të pretenduar të kundërshtarit të tij, Jovica Ilievski, i cili sipas Ramadanit ka thënë se “këmbë e kryetarit shqiptar nuk do të shkelë më në komunën e Brvenicës”. Ramadani e ka quajtur këtë një gjuhë urrejtjeje dhe fyerje ndaj bashkëjetesës ndëretnike, duke theksuar se “Brvenica është komunë e çdo qytetari, jo pronë e një partie apo etnie.”
Reagimi i plotë:
Unë foli live dhe jo nëpër podrume si Jovica Ilievski
Para disa javësh mua Haqim Ramadani më akuzuan padrejtësisht për “nacionalizëm”.
Sot, e vërteta doli vetë në dritë: kandidati i palës maqedonase, Jovica Ilievski nëpër podrumet e veta ka deklaruar ne shtabe se – “Këmba e kryetarit shqiptar nuk do të shkelë më në komunën e Brvenicës.”
Kjo nuk është vetëm gjuhë urrejtjeje – është fyerje ndaj qytetarëve, ndaj dinjitetit njerëzor dhe ndaj bashkëjetesës që ne e kemi ndërtuar me mund ndër vite.
Ata që na akuzonin për nacionalizëm, sot heshtin përballë një deklarate që turpëron çdo njeri me mendje dhe zemër normale.
Ne nuk predikojmë përçarje – ne punojmë për barazi, zhvillim dhe respekt për të gjithë.
Brvenica është komunë e çdo qytetari, jo pronë e një partie apo një etnie.
Askush nuk mund të ndalë këmbën e shqiptarit, të maqedonasit apo të kujtdo që e do këtë vend dhe punon për të mirën e tij.
Ne do të vazhdojmë të dëshmojmë me vepra se politika e urrejtjes është e dështuar, ndërsa politika e bashkëpunimit është e ardhmja e Brvenicës dhe e gjithë Maqedonisë së Veriut.
Nënkryetari i BDI dhe kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani pas humbjes së garës zgjedhore ka dal
Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie
Deri në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet përbërja parlamentare, pas zgjedhjes së disa deputetëve për kryetarë komunash