
Ramadani: Komunat të mundësojnë shërbime online për mërgatën
Në emisionin Biznes Plus, Haqim Ramadani, drejtor i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, deklaroi se komunat janë të obliguar që të ofrojnë sa më shumë informacione për shërbimet të cilat i ofron për qytetarin.
“Komunat janë të obliguar që të ofrojnë sa më shumë informacione për shërbimet të cilat I ofron për qytetarin. Tek pjesa e mërgatës mendoj se këtu duhet të bëjmë shumë që tua mundësojmë disa shërbime ti kryejnë në mënyrë online për arsyse se jo çdokush mundësi që të harxhojë kohë ndërsa pjesa e dixhitalizimit është nji faktorë kyq që mund të lehtësojnë punën si në aspëkt të tatimeve si në aspekt të shërbimeve të tjera”, tha Ramadani.